BOTA

Favore seksuale në këmbim të roleve, producenti mohon akuzat: Pjesë e një fushate shpifjeje!

20:55 - 01.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Producenti Randall Emmett akuzohet se ka ofruar role në këmbim të favoreve seksuale. Në një artikull të publikuar nga Los Angeles Times, pretendohet se 51 vjeçari i ofroi një gruaje role filmike në këmbim të favoreve seksuale dhe heshtjes për marrëdhëniet intime me të.




Gazeta citon një letër të shkruar nga avokatja Gloria Allred, e cila përfaqësonte një aktore në atë kohë 23-vjeçare, që pretendonte se Emmett i dërgoi asaj një tekst që thoshte se duhej të kryente marrëdhënie me të në këmbim të punës.

Allred pretendonte në letrën, e cila ishte e datës 5 tetor 2021, dhe dërguar Emmett, “që për të marrë punën e aktrimit nga” producenti, klienti i saj “do të duhej të kryente favore seksuale”. Sipas tij, kjo bëhet për të dëmtuar imazhin e tij.

Akuzat vijnë pasi Emmett dhe Lala Kent, anuluan fejesën në tetor 2021, pasi mirëpritën vajzën Ocean. “Akuzat janë të rreme dhe pjesë e një fushate shpifjeje tashmë të njohur, të orkestruar nga ish e fejuara e Randall për të ndikuar në mosmarrëveshjen e kujdestarisë së tyre.”

“Lala Kent ka gënjyer dhe manipuluar të tjerët në përpjekje për të fituar kujdestarinë e plotë të vajzës së tyre, për të mbajtur emrin e saj në shtyp dhe për të mbetur e rëndësishme në televizionin e realitetit”, shton Hofmeister.

Emmett është një producent i njohur, i cili ka punuar në filma të shumtë, duke përfshirë The Wicker Man (2006), The Irishman (2019) dhe Midnight in the Switchgrass i vitit 2021 , të cilin ai e drejtoi gjithashtu. Ai është një bashkëpunëtor i shpeshtë i Bruce Willis , i cili luajti në Midnight in the Switchgrass.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.