AKTUALITET

Krimi në Greqi/ Përleshja në lokal para vrasjes mizore të 42-vjeçarit nga dy shqiptarët! Shikoni videon

19:51 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një video nga lokali i Rafinës në Greqi, ku mbeti i vrarë një 42-vjeçar, tregon se si një episod në lokal përfundoi në tragjedi. Të dyshuarit kryesor për këtë ngjarje janë dy shqiptarë.




Në materialin vizual nga brenda dyqanit, duken dy të pandehurit e rinj teksa dalin nga tualeti i dyqanit dhe shkojnë në shoqërinë e tyre. Më pas vijon 42-vjeçari që humbi jetën.

Viktima shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët e shtyjnë mbrapsht. Më pas ndërhyn pronari i lokalit për t’i ndarë, ndërsa për t’i dhënë fund episodit ndërhyn edhe punonjësja brenda lokalit.

Dy 24-vjeçarët që u arrestuan për vrasjen janë nxjerrë para oficerit të hetimit sot, të premten. Njëri pretendoi se nuk kishte ndërmend të vriste viktimën dhe i dyti u deklarua se kishte varësi serioze ndaj alkoolit.

Ndërkohë dy të rinj të tjerë të grupit, të cilët kanë dëshmuar si dëshmitarë okularë, janë akuzuar nga hetuesi dhe do të kërkojnë falje në ditët në vijim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.