BOTA

Lufta në Ukrainë, Ministri i Jashtëm finlandez: Goditi arkitekturën e sigurisë së Europës!

22:08 - 01.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi Finlanda u ftua zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n, ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto në një intervistë për mediat foli për rendin e ri botëror. Sipas tij Finlanda nuk mund të ruante neutralitetin pasi fqinji i saj Rusia po bëhet një kërcënim për sigurinë.




“Unë mendoj që kemi të bëjmë me një realitet të ri. Vërtet e besoj që arkitektura e sigurisë europiane është thyer. Pra kemi një situatë të re, një lloj muri hekuri mes Rusisë dhe vendeve të tjera. Sigurisht kjo bazohet në agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës”, u shpreh më tej ai.

Pekka gjithashtu ndau shqetësimin edhe për armët bërthamore, armët kimike që sipas tij po e çojnë botën në një tjetër krizë.

“Pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar atmosferën e sigurisë”, tha ndër të tjera ai, shkruan CNN.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.