LAJMI I FUNDIT

Pallati i Brigadave me koncesion/ Deklarata e fortë e Berishës: I bëj thirrje oligarkëve të tërhiqen nga Edi Rama, se do ndëshkohen kur të vijë PD në pushtet!

12:31 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës me gazetarët në selinë e PD, ka komentuar sot edhe vendimin e qeverisë për të dhënë me koncesion administrimin e Pallatit të Brigadave.




Po e përdorni momentin e krizës së çmimeve për t’u imponuar te Rama si opozitë, duke pasur parasysh që ai iu refuzon?

BERISHA: Alibeaj lexon mesazhet e Ballës, nuk ka leverdi shikuesi të merret me shkëmbimet Balla- Alibasha. Edi Ramës i them që ky është vetëm fillimi. Edvin 7 korriku është vetëm fillimi. Fjala ime është fjalë. Është fillimi sepse ka tejkaluar çdo lloj vije të kuqe në qëndrimin cinik, shpërfillës për të mos thënë edhe poshtërues ndaj qytetarëve me vendimet e tij, me faktin që për çdo firmë që lëshon ka një vjedhje. A e morët vesh tani që pas Butrintit i erdhi radha Pallatit të Brigadave. Është një trashëgimi kulturore shumë e rëndësishme, e inkuadruar me projekt shumë të rëndësishëm, me Kooperacionin Italian dhe tani Edi Rama ka zgjedhur siç bëri me Butrintin që zgjodhi Kepin e Stillos, po shfrytëzon ndërtesën për të shkatërruar Parkun përreth për të ndërtuar dhe për ta shkatërruar. Pas tyre dalin kullat gradualisht, por Edi Rama nuk do jetë në pushtet. i bëj thirrje oligarkëve “mos e inkriminoni veten me Edi Ramën”. Është fatale ajo që bëni, sepse ka ligje në botë, nuk është kusht të filmohesh duke dorëzuar valixhen me euro. Por në qoftë se kryen veprime si i djeshmi që i merr qytetarëve paratë dhe ua jep oligarkëve, kjo quhet valixhe me para. Ndaj dhe unë kam këtë thirrje: nuk do gëzoni një pasuri të vendosur duke paguar, duke e ndarë me Edi Ramën dhe qeveritarët e tij. Ky është zotim solemn. Pas një 73 vjeçari anonim, pa asnjë pasuri, por që qëndron një qeveritar, na del investitor strategjik përtej Vollgës në Durrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.