BOTA

Pushtimi/ Norvegjia premton 1 mld euro mbështetje për Ukrainën, Zelensky: Pranë nesh ndodhen miq të mirë

21:57 - 01.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Norvegjia ka premtuar 1 mld euro për të mbështetur popullin e Ukrainës.




Lajmi u bë me dije nga kryeministri i vendit Jonas Gahr Store. Në një komunikim me gazetarët në një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, ai tha se Norvegjia solidarizohet me qytetarët ukrainas.

“Unë kam ardhur në Kiev për të thënë pas pesë muajsh lufte të tmerrshme, Norvegjia do të zotohet për solidaritet me popullin e Ukrainës. Ne do të mbështesim popullin e Ukrainës me një miliard euro në mbështetje”, tha kryeministri.

Financimi pritet të përdore për ndihmë humanitare si edhe për rindërtim të zonave të shkatërruara në Ukrainë.

 

 

Zelensky falënderoi homologun e tij norvegjez për paketën e mbështetjes, duke shtuar: Pranë Ukrainës ndodhen miq të vërtetë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.