BOTA

Ndalimi i abortit në SHBA/ Google në ndihmë të grave që duan të ndërpresin shtatëzaninë!

16:05 - 02.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Google do të fshijë automatikisht të dhënat e vendndodhjes së përdoruesve të saj që vizitojnë klinikat e abortit, sipas një njoftimit nga gjigandi i internetit, pas shqetësimeve se të dhëna të tilla elektronike mund të përdoren për të identifikuar gratë që dëshirojnë të abortojnë.




Njoftimi vjen një javë pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi vendimin e saj historik për legalizimin e abortit. Ligjvënësit demokratë dhe grupet e të drejtave shprehën shqetësimet se të dhënat personale të grave që kishin abortuar ose atyre që i ndihmuan mund të përdoreshin kundër vullnetit të tyre nga prokurorët në shtetet konservatore që kanë ndaluar abortin.

Prej javësh ata u kanë kërkuar kompanive të mëdha që të fshijnë informacionet personale nga kërkimet në internet në lidhje me abortin ose informacionin e vendndodhjes. Por Google, Meta dhe Apple deri më tani nuk kanë dhënë asnjë koment. Fitzpatrick shtoi se Google në mënyrë rutinore “fshin” kërkesat e papërshtatshme dhe të tepruara nga autoritetet, pa iu referuar në mënyrë specifike abortit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.