BLUETOOTH

FOTOT: Enca “thumbon” kolegët: Më mirë bëj pushime sesa blej klikime

11:41 - 05.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Enca është një nga personazhet më të përfolur në showbizin shqiptar.




Këngëtarja kohët e fundit e ka lënë me një anë muzikën dhe “po shijon” jetën siç ajo e konsideron shpesh në rrjetet e saj sociale. Pas turit të saj të pushimeve nga Tanzania, Dubai dhe më pas Mykonos, së fundmi ka realizuar një “bisedë virtuale” me ndjekësit e saj.

Njëri nga fansat e pyet Encën se pse ajo nuk blen klikime, apo ka frikë se ia bllokojnë. Autorja e hitit “Bow Down” nuk ka hezituar të japë një përgjigje, madje “ka shfrytëzuar” rastin për të thumbuar kolegët e saj.

S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është false, por po them që 90 për qind e tyre janë…Më mirë i harxhoj paratë për pushime dhe biznese të reja sesa për klikime false me kënaq egon. Numrat e tyre nuk përputhen, zemër”, shkruan Enca në përgjigjen e saj.

Ju kujtojmë që projekti i fundit i publikuar nga Haxhia ishte gati një muaj më parë. Ndërsa e pyetur për projekte të reja, Enca shprehet se shumë këngë janë gati, mirëpo ajo është e pavendosur për t’i lançuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.