Kryesore

Amnistia fiskale/ Agron Shehaj: Rama po tenton të shpëtojë Klodian Zoton dhe ministrat e tij!

15:15 - 07.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka deklaruar sot në Kuvend se kryeministri Edi Rama po tenton të shpëtojë nga hetimi Klodian Zoton dhe persona të tjerë të përfshirë në skema të mëdha korrupsioni përmes fatura fiktive, me ligjin e amnistisë fiskale.




Kjo sipas tij, është një lëvizje e Ramës për të shpëtuar ministrat. Shehaj theksoi se kjo nuk ka për të ndodhur pasi PD nuk do të lejojë një ligj që amniston korrupsionin galopant të pushtetarëve.

“Kjo është një skemë e mirëfilltë evazioni e vënë në jetë nga vetë qeveria. Miliona i janë vjedhur qytetarëve. Pse lind nevoja për krijimin e qindra kompanive fiktive në ekonomi. Për t’i mundësuar Klodian Zotove të vidhnin miliona euro nga buxheti i qytetarëve. Si do të justifikoheshin këto para kur kompanitë nuk kanë asnjë punë? Shumë e thjeshtë! Me fatura fiktive. Faturat fiktive duhet që t’i mundësojnë klientëve të qeverisë që të paguajnë ryshfetin te qytetarët.

Kjo është arsyeja pse përfituesit janë oligarkët. Skema e evazionit është zbuluar që në vitin 2018. U dënuan disa nga ata persona. Nuk e pa administrata tatimore që blerësi më i madh i faturave fiktive ishte Klodian Zoto? Pse nuk u bllokua Inceneratori kur u panë ato fatura? E mbani mend Edi Ramën që thoshte jam krenar për Inceneratorët? Ja pse kjo është krenaria. Tani jeni të ndërgjegjshëm që jeni brenda kësaj skeme.

Keni kryer një krim të madh dhe tani tentoni të përdorni pushtetin. Edi Rama tenton të bëjë amnisti fiskale për të shpëtuar veten. Do të ndalojë me ligj për të hetuar Klodian Zoton për të shpëtuar ministrat. Kjo nuk ka për të ndodhur. Edhe nëse ju i blini ato pak vota për të amnistuar miqtë tuaj nuk kanë për të shpëtuar dot. Ne nuk mund të lejojmë një ligj që amniston korrupsionin galopant të pushtetarëve”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.