LAJMI I FUNDIT

Prokurimet publike/ Vasili në Kuvend: Nga 327 ankesa, komisioni gjobiti vetëm 3! Pandëshkueshmëria mbretëron këtu

17:40 - 07.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili a shprehur kritika ndaj komisionit të prokurimeve publike, ku nga foltorja e Kuvendit, ka lexuar një rezolutë të Parlamentit Europian mbi problematikat e këtij institucioni në Shqipëri.




Sipas Vasilit, nga 327 ankesa, komisioni gjobiti vetëm 3 subjekte, pra vetëm 1%.

Duke u nisur nga këto shifra, Vasili thotë se pandëshkueshmëria mbretëron në Shqipëri.

Vasili: Meqënëse shumë pjesëtarë të qeverisë duartrokitën për suksese që nuk ekzistojnë, për besimin që kanë ndërkombëtarët për luftën kundër korrupsionit, me të drejtë kolegia Zhupa tha që këto negociata janë hapur që në 2018-ën. Nëse nuk janë hapur, të paktën kryeministri duhet të ketë sqimën për të hequr medaljet që i ka dhënë ambasadorëve të kohës. Duke iu referuar fakteve që nuk vijnë nga opozita. Meqë doni vlerësimin nga

Rezoluta e PE-së të 19 majit thotë: “Thekson detyrimin e institucioneve shqiptare për eleminimin e korrupsionit duke përfshirë procedurat e prokurimit publik. Vëren se Shqipëria ka rënë 27 vende në perceptimin e korrupsionit. Shpreh shqetësimin për mbikëqyrjen për përgjegjshmërinë e dobësuar për prokurimin publik”.

Shpërdorim i qartë flagrant që shqetëson PE-në, nuk shqetëson këtë krah të Parlamentit. Për çfarë të vërtete flasin këta ministra? Këta i marrin vendimet, do ngrihet ndonjë nga këta që thotë nuk e lexove mirë.

Të vazhdojmë, po i njëjti PE: “Nënvizon rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve vendimtare kundër pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

Kaq i madh është shqetësimi në Europë. Jep edhe një tjetër përgjigje. Treguesit janë kokëfortë dhe të qartë. Nga vendi i dytë për korrupsion në botë, mund të vijnë dhe të duartrokasin kur të shkojmë në vendin e parë në botë. Janë marrë nga raporti janë pranuar 327 ankesa. Nga 327 ankesa janë marrë masa ndëshkimi me gjobë vetëm 3 titullarë. Çfarë është kjo? Për çfarë na duhet komisioni i prokurimit publik. Qindra procedura të hapura pa pasur fonde në dispozicion, këta të 3 i kanë bërë, ku është qëndrimi. Pandëshkueshmëria mbretëron këtu. Nuk do tundej Parlamenti Europian. Kur ka ndëshkueshmëri të lartë nuk je vendi i dytë në botë për korrupsion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.