LAJMI I FUNDIT

Protesta “Shqipëria Në Rrezik”/ 2300 persona do të marrin pjesë nga Elbasani, 250 nga Saranda! 20 autobuse dhe dhjetëra vetura

15:48 - 07.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Tiranë, do të mbahet këtë të enjte me nismën e ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike protesta me sloganin #ShqipëriaNëRrezik.




Burimet bëjnë me dije për Gazetën Shqiptarë se nga dega e Elbasanit janë mbi 2300 antarë të gatshëm për të marrë pjesë në protestë.

Në dispozicion të këtyre mbështetësve janë vendosur 20 autobuse, megjithëse mësohet se pjesa më e madhe do të udhëtojnë drejt kryeqytetit me makina private.

Ndërkohë, kryetarja e Partisë Demokratike e degës Sarandë, Manjola Nikollo thekson se janë marrë të gjitha masat për mbërritjen e personave që do të marrin pjesë në protestë.

Sipas kryetares Nikollo, janë nisur drejt Tiranës rreth 30 mjete të vogla, në të cilat udhëtojnë një numër prej 250 personash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.