SHËNDET

Ermand Mertenika: Telemjekësia, diagnoza “online” midis mjekut dhe pacientit

10:00 - 11.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inxhinieri biomjeksor: Telemjekësia, kuptimi i kufizuar për të përshkruar shërbimet mjekësore në distancë, si diagnostikimi dhe monitorimi




 Teleshëndetësia kërkon akses të mirë në internet midis mjekut dhe pacientit. Kërkon një lidhje të mirë interneti dhe të shpejtë, me kapacitet të mirë, pa shkëputje “online”

Teleshëndetësia është shpërndarja e shërbimeve dhe informacioneve të lidhura me shëndetin nëpërmjet informacionit elektronik dhe teknologjive të telekomunikacionit midis pacientit dhe mjekut. Ai lejon kontaktin e pacientit dhe mjekut në distanca të gjata, kujdesin, këshillat, edukimin, ndërhyrjen mjekësore, monitorimin mjekësor në distancë. Telemjekësia përdoret në një kuptim më të kufizuar për të përshkruar shërbimet mjekësore në distancë, të tilla si diagnostikimi dhe monitorimi. Në zonat rurale, mungesa e transportit, mungesa e lëvizshmërisë, kushtet për shkak të shpërthimeve të epidemive ose pandemive, ulja e fondeve ose mungesa e stafit kufizojnë aksesin në kujdes, teleshëndetësia është zgjidhja e vetme e diagnostikimit me anë të internetit. Teleshëndetësia siguron diagnostikim “online”, skedulimin e takimeve, mbikëqyrje dhe prezantime ndërmjet mjekëve, komunikimin “online” me mjekun dhe pacientin dhe informacione të tjera në internet për menaxhimin e të dhënave shëndetësore dhe integrimin e sistemit të kujdesit shëndetësor. Teleshëndetësia mund të përfshijë dy apo me shumë mjekë që diskutojnë një rast përmes video- konferencës, një operacion robotik që ndodh përmes aksesit në distancë, terapi fizike e bërë nëpërmjet instrumenteve të monitorimit digjital. Telemjekësia përfshin gjithashtu testet diagnostikuese “online” për interpretim nga një specialist apo mjek. Gjithashtu, teleshëndetësia përfshin monitorimin në shtëpi përmes dërgimit të vazhdueshëm të të dhënave shëndetësore të pacientit, konferencë “online” midis mjekut dhe pacientit etj.. Organizata Botërore e Shëndetësisë përdor telemjekësinë për të përshkruar të gjitha aspektet e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë dhe kujdesin parandalues. Shoqata Amerikane e Telemjekësisë përdor termat “Telemjekësi” dhe “Teleshëndet”, në mënyrë të ndërsjellë, megjithëse pranon se teleshëndetësia ndonjëherë përdoret më gjerësisht për shëndetin në distancë, që nuk përfshin trajtime klinike aktive. Shëndeti elektronik ose shëndeti “online” është një term i avancuar dhe inovator i përdorur veçanërisht në shtet e zhvilluara, kryesisht në SHBA, Europë, Japoni etj.. Teleshëndetësia kërkon akses të mirë në internet midis mjekut dhe pacientit, kërkon një lidhje të mirë interneti dhe të shpejtë me kapacitet të mirë pa shkëputje “online”. Telemjekësia po zhvillohet vazhdimisht me hapa të shpejtë, sepse është një koncept mjekësoro-teknologjik mjaft i rëndësishëm në shëndetësi, pasi për pacientet, të cilët nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale apo probleme shëndetësore akute nuk është e nevojshme të jenë prezentë fizikisht në qendrat spitalore. Telemjekësia përfshin disa nëndarje si: këshilla “online” në dietologji, infermieri “online”, mjeku “online”, farmacia “online”, dentistria “online” (këshilla dhe sugjerime), neurologjia “online”, kardiologjia “online”, psikologjia dhe psikoterapia online, fizioterapia “online”, rehabilitimi “online”, radiologjia “online” etj..


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.