AKTUALITET

Eksperti i PD-së debat me zv.ministrin për çmimet, nxjerr 2 mijëlekëshin nga xhepi: A mjaftojnë këto? Kadia: Mos bërtit, apo u eksitove

22:02 - 12.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorian Teliti është përfshirë në një debat me zv. Ministrin e financave, Besart Kadia përsa i përket rritjes së çmimeve.




Teliti ka nxjerrë nga xhepi i tij një kartmonedhë 200 lekë të reja, duke e pyetur zv.ministrin nëse një shumë e tillë i dalin familjeve për të blerë ushqimet.

Pjesë nga debati:

Teliti: Të sfidoj, katër veta ti në familje katër dhe unë, ja 2 mijë lëkë të vjetra

Kadia: Nuk dalin

Teliti: Atëherë cila është detyra e qeverisë? Që me ato mundësi që ka…

Kadia: As 10 mijë lekë të vjetra s’dalin, ça po thua tani se s’të marr vesh? ça ma nxjerr atë 2 mijë lekshin në televizion

Teliti: Mos e ngri zërin

Kadia: O Dorian as 10 mijë lekë s’dalin ça po thua

Teliti: Ju si qeveri çfarë keni menduar të bëni?

Kadia: Politika 2 mijë lekëshe do bësh?

Teliti: Po ju po bëni politikë 1 mijë lekëshi…Po cili është plani juaj? Sa ishte paketa 1 mijë lekë në ditë

Kadia: A ka mundësi të komunikosh.

Teliti: A ka mundësi të përgjigjesh? Kur paska para për prokurim të drejtpërdrejtë pa garë, 15 mln euro për një mirëmbajtje rrugë, kur paska para për t’u dhënë për koncensione, pse nuk paska disa qindarka për të ndihmuara qytetarët

Kadia: 2 qind lekë është e vështirë të jetosh kur rriten çmimet, se di pse duhet të bërtasësh kur unë e thash i pari… është një fenomen që nuk dihet kur mbaron…

Teliti: Ky 2 mijë lekëshi këtu në qindra mijëra shqiptar është leku i vetëm që kanë në xhep

Kadia: Mos bërtit sikur po thua diçka, qetësohu se po të kap entuziazmi politik, ose u eksitove nga 2 mijë lekëshi që ke në dorë

Teliti: Qetësohu dhe mbaj nivelin e bisedës, mos e ul nivelin


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.