LAJMI I FUNDIT

Mbi 1200 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, mjeku Alimehmeti: S’ka vend për panik, Omicron 80% rrezikshmëri më pak se Delta

20:08 - 12.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku imunolog Ilir Alimehmeti ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Frontline” në ‘News24’, ku foli për situatën aktuale me Covid-19 në vendin tonë.




Alimehmeti u shpreh se pavarësisht që kemi një shtim të rasteve të infektuara, me variantin Omicron, situata është nën kontroll dhe rastet e hospitalizuara janë në nivele të ulëta.

Sipas tij, Omicron në krahasim me mutacionet e tjera është më infektues, por vdekshmëria e tij është shumë e ulët.

“Kemi raste të reja, por situata spitalore është stabël. E rëndësishme është numri spitalor. Nuk ka panik, por duhet të kuptojmë kush janë njerëzit që po sëmuren dhe përse disa po bëhen më rëndë. Analiza tani duhet bërë tek pacienti”, u shpreh ai.

“Omicron në krahasim me deltën është më i transmetueshëm, por risku për të çuar në spital është 80% më i vogël se Delta. Tani ka një digë imuniteti kolektiv. Shumë veta janë vaksinuar. Të gjithë shkojnë tek ky muri i këtij imuniteti. Këto bëjnë që spitalet të kenë shifra më të ulëta”, deklaroi mjeku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.