AKTUALITET

“Di ndonjë debil që blen gjë për shpirt të shtetit?”, Briseida Shehaj: Inceneratori i Elbasanit paçavure e ndërtuar me pjesë këmbimi, bashkia…

22:47 - 13.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj në “Open” në News24 e ka quajtur inceneratorin e Elbasanit një paçavure të ndërtuar me pjesë këmbimi.




Ajo u shpreh se as bashkia nuk mund ta operojë “Elbasanin” dhe as shteti nuk ka fitim nëse e nxjerr në shitje sepse ky incenerator nuk ka vlerë tregu.

“Inceneratori i Fierit ndoshta nuk do ta marrim dot kurrë në pronësi se është debitor.

Në informacionet që kemi, Elbasani është krijuar të marrim një gjë këtu një atje. ekziston me shkresa që të gjitha bashkitë e kanë të pamundur të operojë se punon me naftë e ka kosto të lartë. Kostoja, për bashkitë e tjera të shkojnë atje duhet të rrisin taksat, se kostoja është shumë e lartë.

Bashkia Elbasan e ka të pamundur të operojë. Nuk ka budalla të blejë atë paçavure me pjesë këmbimi të përdorurave që edhe amortizimi do të bëjë punën e tij.

Dy rrugë ka shteti ose e operon vetë e nxjerr të ardhura ose, e nxjerr në shitje. Ndryshe nga Tirana, Elbasan i e Fieri janë ndërtuar 100 përqind me lekët tona. Di ndonjë debil që blen gjë për shpirt të shtetit? Ajo nuk ka vlerë tregu”, tha Shehaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.