AKTUALITET

Kryemadhi për VOA: Nëse do funksiononte drejtësia do ishte zbardhur skema më inceneratorët

18:27 - 13.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës është ndalur tek afera e inceneratorëve, duke theksuar se nëse do të funksiononte drejtësia, atëherë do të ishte zbardhur skema e mashtrimit.




Sipas saj, janë 189 milionë euro evazion fiskal nga kompanitë e inceneratorëve.

Sa i takon protestës së 7 korrikut, Kryemadhi u shpreh se nuk ishte një protestë e opozitës, por një protestë e gjithë shqiptarëve.

“Nuk e mendoj që shqiptarët atë ditë në 7 korrik ishin për shkak të figurave politike. Protesta nuk ishte e PD dhe e militantëve. Goditja që opozita e kaluar i bëri protestës duke shitur kauzat është e vështirë për ta rikthyer. Mendoj që sot shqiptarët nuk kanë nevojë për ta identifikuar qëndresën me fytyrën e Monikës, por si i merren 80 mln euro me inceneratorët. Kjo ka cënuar integritetin e të dhënave personale.

Nëse protestat do të jenë qendrestare dhe qytetare, protestat e studentëve në 2018 ushtruan presion tek Rama. Kjo bëri që të ndryshonte 99% e qeverisë.

Ajo që ngre unë zërin është se nëse do të funksiononte drejtësia do të kishim zbardhjen e skemës. 189 mln dollarë është evazioni fiskal”, tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.