LAJMI I FUNDIT

Osmani: Maqedonia duhet të ecë përpara, propozimi francez të miratohet

13:11 - 16.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka kukuar që të miratohet në Kuvend propozimi francez për veton bullgare që do ti hapte rrugë çeljes së negociatave. Sipas tij Maqedonia duhet të ecë përpara.




“Ne kemi kaluar një periudhë intensive konsultimesh të gjera për propozimin e Presidencës Franceze, ndoshta konsultimi më i gjerë për çdo temë ndonjëherë. Nuk kanë qenë as të lehta, as të thjeshta, kanë krijuar edhe reagime emocionale dhe e pranoj që herë pas here na kanë krijuar nervozizëm, të cilët janë porositur të mos na mposhtin emocionet”, ka shkruar Osmani.

“Pavarësisht se sa na pëlqyen apo jo, sado dhimbje koke që na shkaktuan, megjithatë këto konsultime të gjera ishin produktive dhe krijuan linja të qarta kujdesi, nëse doni udhëzime se ku dhe si të vazhdohet me integrimet evropiane. Të gjitha shqetësimet i pranoj si një shpërthim autentik maturie, të cilat, përmes konkluzioneve në Kuvend, tashmë bëhen obligim për Qeverinë, për mua dhe për të gjithë ekipin negociator.Ne e kemi kuptuar mesazhin dhe jemi të gatshëm t’u përgjigjemi të gjitha sfidave. Tani është koha për të tërhequr një vijë. Ne kemi shumë punë dhe sfida të shumta përpara nesh, por nëse historia jonë e shkurtër moderne na ka mësuar diçka, është se ne jemi në gjendje t’i kapërcejmë të gjitha sfidat, sado komplekse të jenë ato, dhe të vazhdojmë në Evropën dhe rrugën Euro-Atlantike”, tha Osmani.

“Ky është apeli im i fundit për deputetët. Kemi pasur një debat të hidhur dhe shumë emocional, por shteti duhet të ecë përpara. Qytetarët na kanë dhënë besim për të mos u dorëzuar, por për të udhëhequr, për t’i udhëhequr dhe për t’u siguruar atyre një të ardhme më të mirë. Është koha për të mbledhur përshtypjet dhe për të siguruar një të ardhme evropiane për vendin”, shtoi Osmani.

Një ditë më parë, deputetët ë opozitës shprehën sërish revoltë kundër propozimit, duke fishkëllyer, e bërtitur. Situata u tensionua kur Dimitar Apasiev i Partisë e Majta, fillimisht gati sa nuk u përlesh me deputetin e LSDM-së, Martin Kostovskin. U desh të ndërhynin ligjvënës të tjerë që situata të mos degjeneronte në përplasje fizike.

Apasiev më pas iu kthye edhe kryeparlamentarit Talat Xhaferri, i cili i mbylli mikrofonin. Në momentet e konfrontimit verbal, Xhaferi iu drejtua duke i thënë: Mos ma drejto mua atë gisht, sepse ai gisht mund të thyhet”! Apasiev i bëri thirrje deputetëve shqiptar të mos e mbështesin propozimin francez sepse sipas tij do të hapet kutia e Pandorës dhe më pas shqiptarët nuk do të kenë të drejtë morale të ankohen. Ai shtoi se me miratimin e këtij propozimi do të dalin në pah linjat ndëretnike, sepse kështu, u shpreh ai, partitë shqiptare po vërtetojnë se janë kundër interesave të popullit maqedonas.

Të enjten, ligjvënësit dolën në përfundimin se nuk do të votojnë pro ose kundër propozimit në tërësi. Në vend të kësaj, ata do të vendosin për një sërë përfundimesh të cilat do të miratohen gjatë gjithë debatit. Ndërsa, teorikisht, propozimi në cilëndo formë duhet të kalojë për shkak të shumicës së partisë në pushtet, mund të ketë probleme të mëtejshme përpara. Kjo, sepse për të ndryshuar kushtetutën siç e kërkon propozimi francez me qëllimin të integroheshin aty bullgarët, do të duhej të kishte një shumicë prej dy të tretash, e cila aktualisht nuk mund të arrihet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.