BLUETOOTH

Moderatorja: Shqiptarët shkojnë në vende të shtrenjta, edhe pse nuk ua mban xhepi

12:50 - 18.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sa kushtojnë pushimet në Shqipëri? Kjo është pyetja që u ngrit ditën e djeshme në rubrikën “Në Trotuar” në “E Diell”. Të ftuarit ishin të ndarë në dy grupe, ku disa shpreheshin se janë të shtrenjta, sidomos në jug.




Moderatorja Alesia Bami u shpreh se “ne kemi fatin e mirë që kemi këto bukuri natyrore, që mund të zgjedhim se ku të shkojmë”.

“Ideja është që secili vendos vetë se ku mund të shkojë, në vende të qeta apo ku ka më shumë zhurmë. Kam dëgjuar me shumë kujdes një njeri shumë të suksesshëm të biznesit, i cili më tha: ‘Shqiptarët janë të prirë të shkojnë në vendet më të shtrenjta’.

Këtu kishte një biznes tjetër që i mbante më lirë se ai dhe të gjithë ishin mbledhur te biznesi i atij. Kjo ndodh se shqiptarët duan, nuk përgjithësoj të gjithë, janë një përqindje e tyre që janë të prirë drejt markave. Ndoshta xhepi i tyre nuk i përballon, por për shkak të shoqërisë apo të shitjen e mendjes që ne duam ta bëjmë.

Unë mendoj se ka si në veri ashtu dhe në jug që ka edhe për shtresën e mesme dhe të ulët, por ka edhe për shtresën që ua mban xhepi”, tha Alesia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.