BLUETOOTH

Alex Rodriguez/ Reagimi i tij ndaj martesës së Jennifer Lopez me Ben Affleck

18:39 - 19.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej disa ditësh Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë çift i martuar. Ndonëse lajmi mbushi me gëzim të dashurit e tyre, të cilët prisnin ngjarjen, sigurisht që nuk u solli të gjithëve të njëjtat ndjenja.




Një prej tyre ishte edhe Alex Rodriguez, i cili që në momentin e parë që Jennifer Lopez e la për t’u rikthyer në krahët e aktorit, mundohet të tregojë se “është mirë me këtë”. Mirëpo, deklaratat e tij që në ditën e parë të ndarjes treguan të lënduar një mashkull, i cili ende shpreson që partnerja t’i kthehet sërish. Sipas një burimi në Us Weekly, Alex Rodriguez tha se është shumë i lumtur për të dhe Ben Affleck.

“Ai është i lumtur për të. Ajo është me personin me të cilin duhej të ishte”, tha burimi.

Më pas, ai ka shtuar se edhe ai është në një lidhje të re, gjë që e bën shumë të lumtur. “Alex është në një lidhje të re, duke udhëtuar kudo dhe duke kaluar kohën më të mirë të jetës së tij. Ai është i fokusuar në familjen e tij, karrierën dhe atë që po bën”, tha ai.

Në një intervistë të fundit, pak ditë para dasmës së yllit latin, Alex Rodriguez ka deklaruar për lidhjen e tyre: “Atë që do t’ju them, ua kam thënë edhe disa kolegëve disa ditë më parë. Jennifer Lopez është personi më i talentuar dhe më punëtor që njoh. Gjithashtu, unë besoj se ajo është interpretuesja më e mirë, interpretuesja më e mirë në botë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alex Rodriguez (@arod)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.