BLUETOOTH

“Tmerr, jam pa fjalë”/ Modelja e twerk-ut reagon pas masakrës së Fushë-Krujës, publikon mesazhet me Brilant Martinajn: Një djalë me të gjitha…!

12:02 - 19.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekzekutimi i Brilant Martinajt dy ditë më parë në Fushë-Krujë, ka trazuar edhe personazhet e showbizit shqiptar. Pas reperëve Arkimed Lusha (Stresi) dhe (Feronit Shabani) i njohur si Fero, së fundmi ka reaguar edhe Serena Sula.




Modelja e twerk-ut ka publikuar disa mesazhe që ka shkëmbyer me viktimën, teksa ka shprehur keqardhjen për humbjen e shokut të saj.

“Akoma s’më besohet kjo që ka ndodhur. Jam thjesht pa fjalë, tmerr. Ngushëllimet e mia nga zemra familjarëve të vet. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen për djalin tuaj të vetëm. Akoma s’më besohet se një shok si ti, një djalë i ri me të gjitha s’është më në këtë botë. Eh kështu e paska jeta ndonjëherë, qenka shumë e padrejtë. U prehshë në paqe e të ndritë shpirti”,-shkruan Serena.

Kujtojmë që dje përveç Stresit dhe Feros edhe Jasmin Kadriu ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video krah 22-vjeçarit, duke shprehur edhe ngushëllimet e saj.

22-vjeçari u ekzekutua në një atentat mesditën e së dielës (17 korrik) së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 90 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.

Brenda mjetit u dogjën Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan. /panoramaplus


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.