Kryesore

Mungesa e opozitës për çeljen e negociatave/ PD nxjerr foton e Valentina Leskajt në ceremoninë e anëtarësimit në NATO

14:30 - 20.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama për mungesën e qëllimshme të opozitës në çeljen e negociatave për antarësim në BE si një rikthim të përçarjes së kombit gjatë diktatutrës së Enver Hoxhës.




Edi Rama duke anashkaluar opozitën, duke shpërfillur unitetin dhe përfaqësimin në një moment me valencë kombëtare, e ktheu Shqipërinë në kohën e komunizmit.

Ky është Edi Rama. Ne nuk kemi nevojë të lodhemi për ta shpjeguar, sepse ai nuk lodhet së qeni i ngjashëm me modelin e tij shpirtëror” u shpreh Megi Balliu, sekretare në PD.

Ajo tregoi edhe një foto ku duket ish-deputetja e PS-së, Valentina Leskaj pas kryeministrit Berisha në ceremoninë e antarësimit të Shqipërisë në NATO, duke kujtuar se PD në qeverisje gjithnjë ka qenë e kujdesshme për të respektuar unitetin fetar dhe krahinor.

“Në 30 vitet pas komuniste Partia Demokratike mund të krenohet, me të drejtë, me rekordin e saj të unitetit dhe përfaqësimit.
Tri fetë kryesore të shqiptarit, përfaqësoheshin në trekëndëshin Parlament – Qeveri – Presidencë. Përkatësitë krahinore respektoheshin gjithashtu. Opozita socialiste ka qenë në të gjitha takimet me rëndësi kombëtare jashtë në krah të delegacioneve të qeverisë Berisha.

Dy shembuj të pakontestueshëm dhe publike janë nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe anëtarësimi në NATO.
Në delegacionet e kryeministrit Berisha ka patur përfaqësues të opozitës në të dy rastet, siç e shihni në këto foto” u shpreh Balliu.

Kryeministri Rama tha se nuk mori një përfaqësues të opozitës shqiptare në Bruksel, pasi nuk dihet ende se kush është në anën e opozitës në vendin tonë.

Më një format të përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Natyrisht që mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një, por kemi një problem, që ne nuk dimë se kush është kush në anën e opozitës”, u shpreh Rama.

Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.