AKTUALITET

“Dyshojmë te dy shtete”, Rama për sulmin kibernetik: Në mbrojtje e përfshirë edhe NATO

18:46 - 20.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në tryezën me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste pas përmbylljes me sukses të garave për përzgjedhjen e tyre në të 61 bashkitë e vendit, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek sulmi kibernetik i ndodhur së fundmi ndaj portaleve qeveritare.




“Platforma është rikthyer në punë dhe po vazhdon puna për rikthimin e shërbimeve. Pas një sulmi shumë kompleks dhe që ne besojmë është një sulm i organizuar nga një shtet. Nuk është çështje hakerash, por është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk e dim ende me binde të plotë ta verfikojmë shtetin. Dy janë shtet që dyshojmë e them këtë për të thënë se sulmi është kompleks dhe agresiv. Sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre. Nuk janë zhdukur të dhënat e shteti. Nuk mban AKSHI të dhëna. Është një dispeçer. Dhe bëhet fjalë për dokumente zyrtarë. Janë dokumente jo sekret. Dhe kjo është situata. Sistemet kanë filluar të kthehen në punë. Është e neveritshme të shikosh se si lajmet e rreme pa lidhje janë lëshuar. U detyrove të bëj prononcim. Së është e paimagjinueshme të shpifet. Që vë gjoba. Se banda shqiptare gjoba në Shqipëri ka. Por jemi në kushte të sulmit kibernetik super te sofistikuar. Ka përfshirë në procesin e mbrojtjes dhe kundërsulmit  NATO në kundërsulm. Dhe po punohet me një skuadër përtej skuadrës tonë”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.