LAJMI I FUNDIT

Gara në 61 bashki, Rama thërret në takim drejtuesit e rinj të degëve të PS

18:39 - 20.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim drejtuesit e rinj të degëve të Partisë Socialiste. Takimi u njoftua për në orën 18:00 dhe erdhi pas mbylljes së garës për drejtuesit e rinj të partisë në 61 bashki.




Zgjedhja e të rinjve erdhi pas vendimit të Kuvendit të 9 Prillit që shkarkoi drejtuesit e mëparshëm, duke u ndërprerë atyre mandatin për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie.

Procesi për zgjedhjen e kryetarëve u hap në maj dhe u zhvillua për disa javë. Ky ishte një proces i rëndësishëm për PS, ndërkohë që socialistët kanë ndezur “motorët” për përgatitjen në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në 2023-in.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.