Kryesore

Hakerat 30 mln Euro gjobë për të mos shkatërruar të dhënat e shqiptarëve? Rama televizionit të njohur: Ndalo valën e përhapjes së panikut!

16:16 - 20.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj njërit ndër televizioneve më të mëdhenj në vendin tonë, duke i bërë thirrje që “të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!”.




Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë ka theksuar se “lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme. Ai ka zbuluar edhe se pas hakerave qëndron një shtet tjetër, dhe “jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!”.

Sakaq, Rama e kas shtuar “dozën” e ashpërsisë, duke theksuar se “Eshtë e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante”.

Reagimi i plotë:

Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!

Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!

AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj,po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Eshtë e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.