AKTUALITET

Hapja e negociatave/ Berisha: Nuk kishte fatkeqësi më të madhe për BE-në, se sa Rama të mbante në dorë flamurin europian

19:47 - 20.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ceremoninë e ngritjes së flamurit europian nga kreu i qeverisë, Edi Rama mëngjesin e sotëm.




Gjatë një takimi në Durrës, Berisha tha se nuk ka fatkeqësi më të madhe për atë flamur, se sa ta mbante në dorë Edi Rama.

Berisha: Edi Rama, sot ngriti flamurin e BE-së, përpara kryeministrisë. Ai flamur, është flamur vlerash. Është flamur i vlerave, i thesareve kulturore. Fatkeqësi më të madhe për atë flamur, se sa ta mbante në dorë Edi Rama, nuk kishte. E kam deklaruar përpara jush. Më 7 korrik e kam shpallur armik. Është armik sepse nuk lejon shqiptarët të votojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.