LAJMI I FUNDIT

“Kosova po penalizohet nga ne”, Berisha: Qeveria ‘fajtore’ për shtimin e klauzolës për përjashtim nga negociatat

20:06 - 20.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim me të rinj dhe intelektualë të Durrësit ka zbuluar se një nga klauzolat e shtuara nga BE në lidhje me integrimin, referuar faktit që nëse nuk je serioz mund edhe të përjashtohesh nga procesi, është shtuar nga Presidenca franceze për shkak të kriminalitetin në Shqipëri.




Lideri i demokratëve ka deklaruar gjithashtu se është pikërisht ky kriminalitet që është duke penalizuar edhe Kosovën, duke mos u arritur ende liberalizimi i vizave dhe pse kushtet e vëna nga Unioni, janë plotësuar tashmë.

“Vendet që kalojnë diktatura duhet dhe e kanë me ligj detyrimin e normave partiake. Gjermania ka një ligj për partitë politike, e cila u dikton rregulla. Kjo që të mos u kthehet partia që i bëri gjëmën.

Po nuk pat votë nuk ka dinjitet. Kthehemi tek flamuri europian. Edhe sot ai mashtron.

Katër vite më parë hapi shampanjë. U hapën negociata, shpërndau dekorata. Hodhi fishekzajarre. Po sot? Flamuri të themi të vërtetën, çdo njeri që e sheh i ka ca yje aty, të cilat janë përfaqësues për vendet anëtare jo për negociatat.

Nuk ka një yll për Turqinë që ka 20 vjet që negocion. Por mashtruesi është mashtrues. Para 2 vitesh një nga shkaqet kryesore ka qenë Shqipëria. Është futur klauzola që përjashtohesh nga negociatat. Nuk ka ekzistuar më parë kjo klauzolë. Ngadalësoje, nuk ecje para por jo të përjashtoheshe. E futi me insistim presidenti francez.

Shqipëria është aksionere në këtë klauzolë për shkak të kriminalitetit shqiptar. Kriminalitet thotë ky ka edhe Holanda e Franca. Po kanë se nuk ka vend pa kriminalitet, por këtu nuk kemi kriminalitet holandez. Keni dëgjuar për banda franceze e holandeze këtu.

Ndërsa atje ka banda shqiptare. Shkaku më themelor që Franca kundërshton vizat e Kosovës është kriminaliteti në Shqipëri jo Kosovë.

U futën klauzolat që nëse nuk je serioz, dhe ky tundi flamurin, përjashtohesh.

Shkoi në Bruksel si monist njëlloj sikur të shkonin paraardhësit e tij”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.