Kryesore

Nuk ka paqe në PD/ Dhurata Çupi Tyli përplaset me Oerd Bylykbashin: Kush do pazar me Ramën?

13:04 - 20.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD, Dhurata Çupi Tyli ka akuzuar kolegët e saj se po tentojnë të hyjnë në Pazar me Ramën nëpërmjet reformës territoriale.




Deklarata e saj vjen pas konferencës së përbashkët mes deputetit Oerd Bylykbashi, sekretarit të PD, Ivi Kaso dhe sekretarit Ylli Asllani.

“Keqardhje për kolegët që keqpërdorin pozitat e tyre për të sulmuar pjesën tjeter. Kur të na thonë si i shitën interesat e PD tek PS për reformën e fundit zgjedhore, mund të nisin dhe të bëjnë moral. Të paraqesësh punën e dikujt tjetër si gjetje, për të shtuar pak bashki, pa ndonjë përfitim të rëndësishëm për qytetarët, nuk është ide. Është një përpjekje për pazar me PS për t’u dukur prapë si i rëndësishëm.

As demokratët, as shqiptarët e tjerë nuk kanë nevojë për këtë teatër të shëmtuar. Në komision përfaqësoj me integritet PD-në dhe këtë nuk mundet ta mohojë dot askush. I kam ftuar kolegët te bashkëpunojmë, por kanë refuzuar.

E sa për pazar, jo vetëm që nuk ka, por nuk do të lejojmë as të ketë asnjëherë. Këtë ta dijnë mirë ata që në vend që të bashkojnë forcat për të ndryshuar ndarjen territoriale se është një nevojë për shqiptarët, e kanë mendjen tek pazaret” shkruan deputetja e PD, duke iu përgjigjur akuzave që dolën sot nga selia blu.

Reformat nuk janë as për të mbyllur pazare të vogla. Nuk janë as për protagonizëm. Ne do të çojmë para qëndrimin politik, që të gjithë deputetët të bashkohen. Të bëjmë të mundur që Partia Socialiste të mos arrijë 94 vota për të ndryshuar Kushtetutën, për të bërë pazare dhe as 84 vota për të kaluar hartën që është për qoka dhe për interesa të caktuara” u shpreh Bylykbashi.

Përplasjet janë pasojë e çarjes së grupit parlamentar, pas largimit të Bashës dhe me zgjedhjen e Berishës në krye të PD-së. Pak ditë më parë, në një takim me anëtarësinë, Enkelejd Alibeaj pranoi se kishte një marrëveshje me Ramën për të votuar zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut në këmbim të lëshimeve për reformën territoriale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.