Kryesore

PD nxjerr skemën që po tenton PS për “Territorialen”/ Bylykbashi: Rama po bën gjithçka që të sigurojë 94 vota. Reforma duhet të jetë konsensuale!

11:14 - 20.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga selia e PD, N/kryetari Oerd Bylykbashi, sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Ivi Kaso, sekretari për Pushtetin Vendor Ylli Asllani, zhvilluan një konferencë të përbashkët për media në lidhje me Reformën Territoriale.




Gjatë fjalës së tij Bylykbashi u shpreh se Reforma Territoriale, duhet të jetë një reformë e bazuar në parime dhe jo pazare.

“Është ngritur forumi i të zgjedhurve vendorë të PD ku do të mblidhet eksperienca vendore e të të gjithë të zgjedhurve ndër vite. Qëndrimi ynë i kryetarit është i qartë për të bërë një diferencë. Reforma territoriale duhet të shfrytëzohet dhe nuk duhet të humbet momenti sepse diçka e bërë keq do të merrte një kohë të gjatë. Propozimi ynë në kuadër të punës që po bëhet, do e bazojmë tek studime dhe propozime të mirëmenduara dhe të financuar nga partnerë ndërkombëtarë. Ne kemi kapacitetet më të mira për të ofruar një reformë cilësore. Rreth 9 muaj nga tani do të kemi edhe zgjedhjet, theksoj se reforma duhet të jetë konsensuale dhe jo si e 2014 dhe pa konsensus. Konsensusi i bazuar mbi parime dhe jo pazare do të sjellë një reformë që qeverisja vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi shtoi se Kryeministri Rama po bën gjithçka nëpërmjet pazareve që të sigurojë votat e nevojshme për t’i bërë këto ndryshime

“Ne do të paraqesim qëndrimin politik të PD-së. Do të jetë një produkt që ngërthen jo vetëm ekspertizën më të mirë, por dhe interesin më të lartë të qytetarëve shqiptarë. Jemi këtu për të prezantuar këtë gjë. Sigurisht që ne jemi në parlament. Për të ndryshuar kushtetutën dhe për të shtuar rajonet, ose për të marrë vendime të rëndësishme duhen 94 vota. Rama nuk i ka votat dhe ai po bën çmos nëpërmjet pazareve për ta arritur këtë. Duhet konsensus se sa janë hapur negociatat dhe pikërisht në kapitujt e parë, funksionimi i institucioneve demokratike, ku përfshihet dhe pushteti vendor, janë kusht i domosdoshëm për hapjen sa më të shpejtë të kapitujve të tjerë”, tha Bylykbashi.

Ivi Kaso: Duan të fusin rajonet dhe prekin kushtetutën që favorizon partinë e parë!

Ndërkohë, Ivi Kaso tha se e gjithë situate po monitorohet dhe sa janë ngritur grupe pune nga PD për këtë reformë dhe për Reformën Zgjedhore.

Ai theksoi se mazhoranca e ka shprehur preferencën e saj për ta prekur Kushtetutën, duke shtuar se kjo nuk mund të lejohet dhe se pushteti pa votë nga zgjedhësit, do të ishte atentati i  fundit që do ti bëhej sistemit.

“Nga njëra anë kemi Komisionin e reformës territorial dhe është e qartë se kur do ti paraqitet publikut dhe kemi edhe reformë zgjedhore që është në stanjacion. S’mund të ketë reformë territoriale që t’i shërbejë qytetarëve, pa vlerësuar të gjitha aspektet dhe implikimet territorial. Mendimin tonë e kemi shprehur dhe pastaj në fokus të punës vetëm të impaktit elektoral solli edhe dështimin e reformës së fundit pasi nuk u mbajt në fokus shërbimi ndaj qytetarëve dhe qëllimi ishte vetëm përfitimi elektoral i momentit dhe për këtë themi që janë të lidhura dhe logjika e donte që të ecnin me të njëjtën shpejtësi dhe kjo nuk ka ndodhur kështu.  Mazhoranca e ka shprehur preferencën e saj për ta prekur Kushtetutën”, tha Kaso, duke shtuar: “Nuk duam që rajonet e famshme dhe që janë prioritet i tyre në reformën territorial të shndërrohen në kalin e trojës për të prekur kushtetutën dhe për të vendosur primin çka do të thotë pushtet pa votë. Dhënia në tavolinë e primit, pushtetit pa votë nga zgjedhësit, do të ishte atentati i  fundit që do ti bëhej sistemit. Pranë PD-së është ngritur grupi i punës për reformën zgjedhore dhe po zhvillon takime që opozita të ketë gati propozimet e saj për çfarëdolloj produkti të reformës territoriale.”, tha Ivi Kaso.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.