Kryesore

Pse mungoi opozita në çeljen e negociatave? Berisha: Mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark. Frikës!

11:08 - 20.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ironisë së kreut të qeverisë Edi Rama i cili tha dje në Bruksel se nuk di kush është kush në anën e opozitës, duke justifikuar mungesën e një përfaqësuesi të saj në konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave.




Sipas Berishës mohimi nga ana e Ramës është shenjë e frikës. “Mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark. Frikes”, shkruan Berisha mbi videon ku shfaqet kryeministri.

Ky i fundit dje tha se mund të kishin bërë një ndryshim për të ftuar një ose më shumë përfaqësues nga opozita, por shtoi se kanë një problem që nuk lidhet me Brukselin.

“Mund të bënim një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo edhe më shumë se një nga ana e opozitës. Por kemi një problem që nuk është një problem i Brukselit dhe nuk është një problem për t’u trajtuar në Bruksel, që ne nuk dimë kush është kush në anën e opozitës”, tha Rama një ditë më parë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.