LAJMI I FUNDIT

“Ramën e kam armik, jo socialistët”, Berisha në Durrës: Ky përzuri votën edhe brenda PS-së

19:49 - 20.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme në një takim me të rinjtë në Durrës se i qëndronte deklaratës së tij të dhënë për kryeministrin Edi Rama në 7 korrik të cilin e shpalli armik.




Berisha tha se Rama ishte armiku i tij sepse nuk lejonte votën dhe jo socialistët.

“Unë e kam deklaruar armik atë dhe ia kam thënë me bindjen më absolute. Ia kam shpjeguar, se është armik për shkak se nuk lë shqiptarët të votojnë. Nëse nuk ke votën, nuk ke dinjitetin. Edhe pushtuesit të lënë të votojnë por të përcaktojnë një përfaqësues të tyre. Ky përzuri votën edhe në PS. Unë nuk i konsideroj socialistët armiq, por Edi Ramën sepse edhe atyre ua hoqi votën”– u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.