LAJMI I FUNDIT

“Të bëjmë një grup drejtues për zgjedhjet vendore! Të gjejmë zgjidhje…”/ Zbardhen diskutimet në mbledhjen e deputetëve që nuk i janë bashkuar Berishës

14:53 - 20.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Diskutimet e një dite më parë në takimin e deputetëve që nuk i janë bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha, janë zbardhur këtë të mërkurë.




Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka deklaruar se duhen bërë një grup drejtues për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore.

Dhurata Çupi ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje e mirë për të bërë opozitë të vazhdueshme në Kuvend duke mbajtur këtë qëndrim edhe në vazhdim, sipas “News 24”.

Ferdinand Xhaferraj: Duhet të bëjmë një grup drejtues me 3 ose 5 veta, dhe të shkojmë në zgjedhjet vendore. Pra që ne ti besojmë gjithë vendimarrjen. Une e kam deklaruar se jam pjesë e grupit këtu, për shkak se nuk jam me Sali Berishën, sepse Shqipëria nuk ka të ardhme me Berishën.

Dhurata Çupi: Mbledhja e grupit bashkë dhe diskutimi hapur me njeri-tjetrin, çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon është shumë e mirë si ide. Kemi kaluar një vit të vështirë politik me dilema me veten. Debate me ndërgjegjen a po bëjmë më të mirën me këto qëndrime. Dhe jemi përballur shumë me keto qëndrime. Një gjë jam e bindur që kështu siç jemi deri sot nuk jemi mire si grup. Të flasim hapur dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Ne bëjmë opozitë të vazhdueshme në Kuvend të gjithë dhe duhet ta mbajmë këtë qëndrim edhe në vazhdim.

Ndërsa Lëfter Gështenja i cili ka qenë edhe një nga inciuesit e këtij takimi është shprehur se ka ftuar vetëm 34 nga 35 deputetë duke përjashtuar kështu Lulzim Bashën si kusht i një pjese prej kolegëve.

Lëfter Gështenja: Këtë takim e kam inciuar së bashku me Flamurin, për të folur hapur, për të pirë një kafe, dhe për të diskutuar me njeri tjetrin, të ardhmen e grupit, dhe çfarë shkon mirë apo keq. Kam ftuar 34 deputete, nga 35, dhe nuk kam ftuar Lulzim Bashën, për shkak se disa kolegë ma vendosën kusht që nëse do të ishte Basha, ne nuk do te vinim ketu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.