AKTUALITET

Atentat me breshëri armësh në Laç, reagon Berisha: Terror, një grup i rrezikshëm që mbrohet nga Rama…

21:57 - 22.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Laç, ku janë regjistruar të shtëna me armë dhe dyshohet për viktima dhe të plagosur. Berisha ka shpërndarë mesazhin e një qytetari, i cili raporton për ngjarjen e rëndë.




Sipas tij një grup i rrezikshëm po mbrohet nga Rama dhe nuk po pyet për askënd.

Postimi i Berishes:

Laçi në terror! Vriten dy të rinj në Laç.

Qyteti është në sundimin e plotë të bandave vrasëse të lidhura me qeverinë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin e bandave të qeverisë në këtë qytet.

Lexoni denoncimin e qytetarit digjital. sb

Doktor mirëmbrëma! Të shkruaj pasi jam shumë e shqetesuar, jemi të terrorizuar me çfarë po ndodh me grupet kriminale. Tani sa vranë në Milot një djale te ri. Kanë bere terror ne qytet. Kane plagosur nuk e di sa. Ketu nuk ka me siguri për jetën doktor. Po vrasin djem te pafajshem, po marrin mbare kriminelet. Dikush duhet te flase doktor, një grup i rrezikshem po mbrohet nga Rama dhe nuk po pyet për askend.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.