AKTUALITET

Atentati në Milot, gjendet një automjet duke u djegur në Krujë

22:13 - 22.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një makinë e llojit Audi është gjetur e djegur në Borizanë të Krujës e cila mendohet të jetë e autorëve të atentatit që ndodhi mbrëmjen e sotme në Laç ku mbeti i vdekur një 46 vjeçar, Ylli Brahimi dhe një tjetër i identifikuar si Klisman Preçi.




Sipas korrespodentit të Gazetës Panorama, makina e autorëve ka qenë e fuoristradë Land Rover e blindur. Ndërkaq në Borizanë është duke u djegur një automjet tip Audi. Shërbimet e policisë janë disur drejt vendit për të kryer hetimet e nevojshme.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi atentati i mbrëmjes së sotme dhe ku një person ndërroi jetë në spital dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje ku janë duke këqyrur provat dhe kanë vendosur shiritin ndalues.

Personi i plagosur është identifikuar si Ylli Ibrahimi, 46-vjeç ndërsa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve Klisman Preçi. 46-vjeçari Brahimi i ka shpëtuar një atentati një vit më parë në të njëjtën zonë.

Ibrahimi ishte duke lëvizur në këmbë teksa dy persona i janë afruar me motor dhe kanë qëlluar drejt tij. Plumbat e kapën në pjesën e këmbës dhe asnjë në trup.

Ibrahimi ishte duke lëvizur në këmbë teksa dy persona i janë afruar me motor dhe kanë qëlluar drejt tij. Plumbat e kapën në pjesën e këmbës dhe asnjë në trup. Ai mori dëmtime të shumta, por ka arritur të shpëtojë, ndërsa dy personat që ishin me ta fatmirësisht nuk morën lëndime. Ibrahimi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Autorët kanë monitoruar gjatë gjithë kohës lëvizjet e 46-vjeçarit. Sapo Ibrahimi është ulur në një kafe në zonën e Milotit, informatorët kanë treguar vendndodhjen e tij dhe menjëherë drejt vendit janë nisur dy personat me motor. Të armatosur me një automatik “Skorpions”, grupi i qitësve është parë për herë të parë në kamerat e aeroportit të Rinasit, duke udhëtuar drejt zonës së Fushë-Krujës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.