AKTUALITET

Ishte shënjestra e sotme në Milot, Ylli Brahimi i shpëtoi një vit më parë një atentati mafioz!

21:40 - 22.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klevis Preçi ka mbetur i vdekur dhe 47-vjeçari Ylli Brahimi ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash në Milot mbrëmjen e së premtes. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë zbrazur 100 fishekë. Si Brahimi ashtu edhe Preçi nuk janë emra të panjohur. Biznesmeni 47-vjeçar Brahimi i ka shpëtuar edhe një atentati të bërë në janar të vitit të shkuar.




Si ndodhi ngjarja

Atentatorët e biznesmenit Ylli Ibrahimi, mbi të cilin u zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdukën drejt Burrelit, pa u ndaluar nga asnjë efektiv policie.

Dy personat, që u shfaqën me ‘Suzuki’ e me maskë në kokë në qendër të Milotit, janë nisur nga Tirana. Kamerat e aeroportit të Rinasit kanë pikasur dy të rinjtë e veshur me ngjyrë blu, që kalojnë pranë tij në drejtim të Milotit.

Pasi mbërrijnë në Milot, të rinjtë qëllojnë biznesmenin Ylli Ibrahimi, të cilin e kapën plot shtatë plumba në gjymtyrët e poshtme, e më pas u zhdukën. Edhe pse ngjarja ndodhi në orët e paradites, konkretisht në orën 11:57, dy autorët kanë përshkuar kilometra të tëra rrugë, të pa shqetësuar.

Mos ndalimi i tyre nga uniformat blu ka bërë që të rinjtë të mbërrijnë në destinacionin të cilin e kishin paracaktuar për tu fshehur pas krimit, duke lënë pas misterin e identitetit të tyre dhe biznesmenin Ibrahimi të shtrirë në tokë. Vetë biznesmeni që ra pre e këtij atentati të ndodhur më 13 janar mohoi aso kohe të kishte konflikte dhe ishte shprehur se nuk e ka aspak idenë se kush qëndron pas sulmit të organizuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.