Kronikë

Të shtënat me armë në Milot, ndërron jetë në spitalin e Traumës, Klisman Preçi

22:10 - 22.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 100 plumba u zbrazën në drejtim të Klevis (Klisman) Preçit dhe Ylli Brahimit mbrëmjen e së premtes në Milot, por mesa duket se kësaj radhe atentatorët ia arritën dot qëllimit. Biznesmeni 47-vjeçar Ylli Brahimi i shpëtoi një atentati në janar të 2021, ndërsa i riu Preçi i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti, por ndërroi jetë sot.




Më 14 maj të këtij viti, Blerim Preçi u qëllua me armë rreth orës 20:00 teksa lëvizte me një makinë tip “ML” në të cilën ishte pasagjer edhe kushëriri i tij Klisman Preçi. 28-vjeçari Blerim Preçi, dyshohet se është ndjekur për disa kohë dhe autorët i dinin lëvizjet e tij.

Autorët të cilët lëviznin me një makinë “Audi” raportohet se i janë afruar makinë se të riut nga Miloti  duke dalë paralel dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij. Sapo ka dëgjuar të shtënat Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër. Makina ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge pas disa metrash.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi atentati i mbrëmjes së sotme dhe ku një person ndërroi jetë në spital dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje ku janë duke këqyrur provat dhe kanë vendosur shiritin ndalues.

Personi i plagosur është identifikuar si Ylli Ibrahimi, 46-vjeç ndërsa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve Klisman Preçi. 46-vjeçari Brahimi i ka shpëtuar një atentati një vit më parë në të njëjtën zonë.

Ibrahimi ishte duke lëvizur në këmbë teksa dy persona i janë afruar me motor dhe kanë qëlluar drejt tij. Plumbat e kapën në pjesën e këmbës dhe asnjë në trup.

Ibrahimi ishte duke lëvizur në këmbë teksa dy persona i janë afruar me motor dhe kanë qëlluar drejt tij. Plumbat e kapën në pjesën e këmbës dhe asnjë në trup. Ai mori dëmtime të shumta, por ka arritur të shpëtojë, ndërsa dy personat që ishin me ta fatmirësisht nuk morën lëndime. Ibrahimi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Autorët kanë monitoruar gjatë gjithë kohës lëvizjet e 46-vjeçarit. Sapo Ibrahimi është ulur në një kafe në zonën e Milotit, informatorët kanë treguar vendndodhjen e tij dhe menjëherë drejt vendit janë nisur dy personat me motor. Të armatosur me një automatik “Skorpions”, grupi i qitësve është parë për herë të parë në kamerat e aeroportit të Rinasit, duke udhëtuar drejt zonës së Fushë-Krujës.

Ishte shënjestra e sotme në Milot, Ylli Brahimi i shpëtoi një vit më parë një atentati mafioz!

Klevis Preçi ka mbetur i vdekur dhe 47-vjeçari Ylli Brahimi ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash në Milot mbrëmjen e së premtes. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë zbrazur 100 fishekë. Si Brahimi ashtu edhe Preçi nuk janë emra të panjohur. Biznesmeni 47-vjeçar Brahimi i ka shpëtuar edhe një atentati të bërë në janar të vitit të shkuar.

Si ndodhi ngjarja

Atentatorët e biznesmenit Ylli Ibrahimi, mbi të cilin u zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdukën drejt Burrelit, pa u ndaluar nga asnjë efektiv policie.

Dy personat, që u shfaqën me ‘Suzuki’ e me maskë në kokë në qendër të Milotit, janë nisur nga Tirana. Kamerat e aeroportit të Rinasit kanë pikasur dy të rinjtë e veshur me ngjyrë blu, që kalojnë pranë tij në drejtim të Milotit.

Pasi mbërrijnë në Milot, të rinjtë qëllojnë biznesmenin Ylli Ibrahimi, të cilin e kapën plot shtatë plumba në gjymtyrët e poshtme, e më pas u zhdukën. Edhe pse ngjarja ndodhi në orët e paradites, konkretisht në orën 11:57, dy autorët kanë përshkuar kilometra të tëra rrugë, të pa shqetësuar.

Mos ndalimi i tyre nga uniformat blu ka bërë që të rinjtë të mbërrijnë në destinacionin të cilin e kishin paracaktuar për tu fshehur pas krimit, duke lënë pas misterin e identitetit të tyre dhe biznesmenin Ibrahimi të shtrirë në tokë. Vetë biznesmeni që ra pre e këtij atentati të ndodhur më 13 janar mohoi aso kohe të kishte konflikte dhe ishte shprehur se nuk e ka aspak idenë se kush qëndron pas sulmit të organizuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.