AKTUALITET

Meta: Debatet e ashpra në Kuvend për raportin e Dick Marty-t ishin të panevojshme! Shqipëria e ka detyrim parësor mbrojtjen e interesit të Kosovës

21:21 - 22.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka komentuar debatet e ashpra që ndodhën në Kuvend një ditë më parë (21 korrik), teksa diskutohet për një rezolutë kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën.




Në një intervistë për RTK, Meta tha se debatet ishin të panevojshme. Sipas kreut të shtetit, Shqipëria e ka detyrim parësor mbrojtjen e interesit të Kosovës.

Sipas Metës, mbrojtja e interesave të Kosovës duhet të jetë e padiskutueshme, teksa bën thirrje për një mbështetje më të madhe.

Pyetje: Ikën shpejt 5 vite në Presidencë?

Meta: Përpara se të flasim për 5 vite si President i Republikës, dua të them se kur vija dje nga Kukësi për në Prishtinë, mu kujtuan ato zhvillimet dramatiket të fundmarsit,prillit të vitit 99, që ishin shokuese për të gjithë. Më duket se sa e gjatë na dukej ajo rruga nga Kukësi në Tiranë. Për shkakt ëzetojëve që prisheshin dhe rruga ishte e ngushtë. Gjithmonë pretendojmë për një ritëm tjetër, kush e mendonte atëherë se sot, u bë shumë kohë që mes Tiranës dhe Prishtinës të kemi një komunikim të tillë.

Pyetje: Çfarë mendoni për debatin në Kuvendin e Shqipërisë për rezolutën që dënon raportin e Dick Marty-t?

Meta: Mendoj që në Shqipëri ka nevojë brenda për brenda për një unifikim më të madh të qëndrimeve përsa i përket marrëdhënieve me Kosovën. Ka nevojë për një unifikim më të mirë mes autoriteteve të dy vendeve. Është një arritje shumë e mirë që të kemi disa konsullata të përbashkëta dhe sportele të përbashkëta për t’u shërbyer qytetarëve. Duhet të angazhohemi për të forcuar pozitën e njëri-tjetrit.

Unë besoj se ka qenë e panevojshme ajo që ka ndodhur, por edhe shumë raste të tjera. Shqipëria e ka detyrim kushtetues të kenë parësor interesin e Kosovës dhe shqiptarëve. Ne duhet të ecim në këtë rrugë, që ka qenë një traditë e konsoliduar në të kaluarën, pavarësisht kush qeveri ka qenë. Në vendin tonë kemi pasur disa probleme, ato zhvillimet në Parlament dhe problemet me demokracinë që kanë vonuar çeljen e negociatave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.