LAJMI I FUNDIT

Petrit Vasili nxjerr videon e kreut të Fondacionit që do menaxhojë Butrintin: As armiqtë tanë më të zinj s’kanë guxuar të gënjejnë kaq bastardisht

21:42 - 24.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka nxjerrë një video të Richard Hodges, kreut i Fondacionit, që do të menaxhojë Butrintin.




Në rrjetet sociale, ai shprehet se mënyra si ai u flet studentëve tregon se ai është i super preferuari i kryeministrit Edi Rama ndërsa shton se armiqtë më të zinj nuk kanë guxuar të gënjejnë si ai.

Po ashtu, Vasili thekson se marrëveshja për Butrintin është miratuar nga Rilindja ndërsa ai ka qenë mes deputetëve që kanë votuar kundër.

Statusi i Petrit Vasilit:

Nje korigjim i vogel dhe nje falenderim i madh Auron Tares!

Falenderim Auronit per letren ndaj deputeteve e veçanerisht edhe per VIDEON, qe tregon se ne cfare duarsh te liga ka rene Butrinti.

Auron ne leter ke vetem nje gabim te vogel kur thua: “Prof. Richard Hodges, është personi të cilin Ju e votuat në unanimitet”.

Marreveshja per Butrintin e miratua nga rilindja, ndersa une vete kam votuar kunder, por jo vetem une.

Megjithate serish shume falenderim per kete VIDEO ku tregohet qarte se si Richard Hodges, kreut i Fondacionit, që do të menaxhojë Butrintin ju flet studentëve per Shqiperine:

“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”– thotë Hodges.

As armiqte tane me te zinj s’kane guxuar te genjejne kaq bastardisht si ky Hodges, qe eshte i superpreferuari i Rames dhe rilindjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.