Kryesore

“Agim i ri dhe rrugë e re”/ Meta rimerr kartën e anëtarësimit dhe flet nga selia e LSI: Krenar për partinë që krijova. Rama mban peng integrimin!

10:52 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm një ditë pasi la detyrën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta kthehet pas 5 vitesh mungesë sot në partinë që ai themeloi në vitin 2004, Lëvizja Socialiste për Integrim.




Meta doli sot para mediave për herë të parë nga selia e LSI-së, ku u shpreh se kryeministri Rama po mban peng integrimin evropian të vendit.

Ai u shpreh krenar që në vitin 2004 krijoi një forcë politike për të ndihmuar në integrimin evorpian të vendit. Një forcë politike, sipas Metës, që jo vetëm i dha vendit stabilitet por edhe liberalizimin e vizave dhe firmosjen e marrëveshjes së stabilizm – asociimit.

“Një ditë e re një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për dokumentin e LSI edhe sepse jam krenar që në vitin 2004 krijova një force politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahet peng nga PS. Falë angazhimit të LSI u bë rotacioni u kleptokracia humbi dhe në vitin 2006 Shqipëria firmosi marrëveshjen e stabilizim asociimit që Mali i Zi dhe Serbia i firmosën më pas. por ata i kanë çelur negociata. ne në pamundësi për ti shtyrë edhe më tej nga regjimi kleptokratik i hapëm tani dhe shkarkuam kryenegociatorin pa nisur akoma negociata duke treguar përkushtimin e atyre që urrejnë BE, zgjedhjet, konkurrencën, pluralizmin median e lirë dhe të pavarur.” Tha ndër të tjera ish-Presidenti Meta në nisje të fjalës së tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.