LAJMI I FUNDIT

“Arben Ahmetaj, strumbullari i mega-aferës së 450 mln eurove”/ Berisha këshillon gazetarët: Nga sot në vend të fjalës ‘korrupsion’ përdorni fjalën ‘vjedhje’!

12:59 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Berisha, gjatë deklaratës për gazetarët, u shpreh se strumbullari i mega-aferës së vjedhjes së mbi 450 milion eurove të vjedhura dhe që rëndon si barro mbi shqiptarët e varfër, është pikërisht Arben Ahmetaj, shkarkimin e tij të cilit sot, e cilësoi si një veprim që të vetmin qëllim ka që t’i shpëtojë lëkurën Kryeministrit Rama.




“Këtu fillon afera mbi 450 milion euro të vjedhura dhe që rëndon si barrë mbi shqiptarët e varfër. Arben Ahmetaj është strumbullari. Po pse do thoni ju? Ku e di unë? Ekipi i përdorur për realizimin e kësaj mega-vjedhjeje ka pasur tre ushtarë, Zoto, Gugallja dhe Mërtiri. Arben Ahmetaj i cili i thirrur në komisionin hetimor parlamentar. Nuk pranoi as njohjen. Arben Ahmetaj pësoi një aksident në Maqedoni ku ishte i shoqëruar me këta mafiozë, gjë që e dëshmuan edhe vendimet e gjykatës. Arben Ahmetaj ka firmosur shndërrimin e fondit ë emergjencës me vlerë 55 mln euro në fond për djegësin e Tiranës. Ai sot u shkarkua vetëm me një qëllim, që të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës. Madhor në aferën monstruoze të djegësave është kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit nuk ka lënë ligj pa shkelur dhe procedurë pa dhunuar për të bërë realitet vjedhjen e tij monstruoze dhe të Edi Ramës. Të dashur gazetarë ju bëj thirrje, harroni fjalën ‘korrupsion’, por të përdorni fjalën ‘vjedhje’, se ky është përkthimi i saktë i kësaj fjale në gjuhën shqipe.”, u shpreh ndër të tjera në lidhje me këtë çështje, lideri demokrat, Sali Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.