Kryesore

Berisha: Rama shkarkoi Ahmetajn për të larë duart me krimin e inceneratorëve!

12:52 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e shpjegon shkarkimin e Arben Ahmetajt nga qeveria si përpjekje e Ramës për të larë duart nga afera e inceneratorëve. Berisha e quajti Ahmetajn si strumbullar të inceneratorëve, por sipas tij në krye të mafias shtetërore është Edi Rama.




“Edi Rama, për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar, aferën ndër më të mëdhatë në historinë e vendit, aferën e djegësave, ka shkarkuar Arben Ahmetajn.

Me këtë rast, unë duke e konsideruar Ahmetajn një nga eksponentët kryesorë të mafies së djegësve, shtoj se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një.

Ky është Edvin Rama. Në aferën e inceneratorëve ai ka firmosur siç ka pohuar vetë, në kundërshtim me ligjin.
Edi Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme kontratën në shkelje të barazisë së ligjit për tenderat.
Ai ka firmosur kontratën për një kompani me zero eksperiencë në fushën e plehrave.

Edi Rama në kundërshtim me ligjin ka firmosur për mnaxhimin e plehrave me një kompani pa eksperiencë.Edi Rama është përgjegjësi për vjedhjen monstruoze. Për djegësin e Elbasanit dhe të Fierit, Ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje kishte në buxhetin e saj zero lekë. Paratë e djegëave u muarën nga fondi i Këshillit të Ministrave për ugjencat. Ky fond përdoret vetëm në rast të fatkeqësive natyrore. Edi Rama këtë fond e përdori për të përvetësuar bashkë me zyrtarët e tij dhjetëra miliona euro. Me urdhër të tij, ai kaloi nga Fondi i Emergjencave dhjetëra miliona euro për Ministrinë e Mjedisit për vjedhjen e inceneratorëve. Edi Rama është përgjegjës direkt, se ai firmosi kontratën në procedurë të mbyllur, në një kohë kur Enti Zyrtar i Prokurorimeve Publike, që quhej Agjensia e Prokurorimeve Publike, me shkresë kishte denoncuar si të paligjshme për prokurim, procedurën me negociata të mbyllura. Kurrë, ky kryeministër përveç atij që vendos të vjedhë para me valixhe nuk mund të firmoste me një procedurë të tillë. Edi Rama është koka e meduzës e kësaj afere të tmerrshme. Në rastin e inceneratorit të Tiranës, ai firmosi bonus 8 pikë avantazh për kompaninë që tani është publike dhe u përdor për vjedhjet, Gugallja, Zoto etj.

Rama ka pranuar se ka firmosur në mënyrë të paligjshme, por ka mohuar se njihte Gugallen, Zoton dhe Mërtirin, ndërkohë që në apologjinë që i bënte vjedhjes në Elbasan, Ata ishin më të rëndësishmit në sallë. Pra ky është Edi Rama në raport me vjedhjen. Dua të informoj qytetarët se vjedhja në inceneratorin e Tiranës, shkon sipas KLSH në 283 milion euro.

Arben Ahmetaj është strumbullar i vjedhjes monstruoze” u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.