Kryesore

Berisha thirrje Arben Ahmetajt: Mos provo të arratisesh nga Shqipëria!

13:09 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha me shkarkimin si zv.kryeministër, Rama i dha një shans Arben Ahmetajt për t’u arratisur nga vendi.




Berisha tha se SPAK është nën shantazh dhe nën terror nga Partia Socialiste, por sipas tij, sërish qeveritarët janë të trembur nga ndëshkimi popullor për aferën e inceneratorëve.

“Me shkarkimin e Arben Ahmetaj, të cilin e falenderoi për bashkëvjedhjen, po përgatitet krimi për t’u arratisur nga Shqipëria.

Ahmetaj është arratisur për disa vite në 2005 në Rumani, ku kërkonte azil politik. Tani ai e liron nga detyra, që ai të largohet. Unë i them Edi Ramës, që edhe në ata satelitët që po porosit, po shkoi do bëhet shumë shpejt përgjegjës para shqiptarëve dhe për afera të tjera, në të cilat ai është jashtë çdo dyshimi, kryeministri më hajdut i 110 viteve të fundit në Shqipëri. Kryeministri më hajdut i rajonit dhe kryeministri më hajdut i Europës.

Ti mund të mbyllësh gojën e të shantazhosh e ta terrorizosh SPAK-un e partisë, por shqiptarët nuk do mundësh kurrë t’i trysnosh.

E njëjta gjë vlen edhe për Ahmetajn: Shko ku të duash edhe prapa diellit, nuk shpëton më! Kjo aferë është e një rëndësie për jetë a vdekje ndaj dhe mos merr mundimin me u largue. Vlen po kaq për Agaçin, për mashtruesin me shkrim.

Dhe për Erjon Velinë mbi të cilin rëndojnë disa vepra penale, i them bëhu gati se do përballesh me të gjithë forcën e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Shumë shpejt, mund t’i tregosh vendin SPAK-ut, ta shkelmosh e ta tmerrosh por uraganin gjigand të shqiptarëve, prite se po të vjen!” tha Berisha.

Ditën e sotme, kryeministri Rama njoftoi shkarkimin e Arben Ahmetajt nga detyra e zv.kryeministrit duke e zëvëndësuar atë me Belinda Ballukun. Sipas Ramës, ky zëvëndësim bëhet pasi tashmë nuk do të jetë prioritet rindërtimin, por negociatat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.