Kryesore

Meta shpall kauzën e LSI në opozitë: Shqipërinë e shpëton vetëm referendumi!

10:58 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me t’u kthyer në LSI, Ilir Meta ka folur menjëherë si kryetar i saj, duke shpallur edhe kauzën e kësaj force politike në opozitë: Referendumi.




Pa e zbuluar se për çfarë çështjeje do të kërkojë referendum, Meta tha se e vetmja gjë që na pengon të bëhemi si Zvicra, janë referendumet.

“Do të sjell mesazhin e popullit të 2 Marsit dhe për t’u bashkuar në triumfin e 2 Marsit, sovraniteti në republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe populli ka të drejtë ta ushtrojë atë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Zvicra nuk ka asgjë më shumë se Shqipëria. Shqipëria ka më shumë, se ka det, por që Shqipëria të bëhet si Zvicra duhet referendum.

Partia e Referendumit zgjidh çdo gje, që nga oligarkët, që nga korrupsioni, referendumi do të jetë Shpata e Demokleut. Zgjidh çdo gjë. Që nga kleptokratët, që nga ata që kanë marrë peng integrimin.
Shqipërinë e shpëton vetëm referendum. Referendumi është vetë Shqipëria. Se është vënë në pikëpyetje ekzistenca e vendit këtu” u shpreh Meta.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.