Kryesore

Firmat e para të Presidentit Begaj/ Kuvendi duhet të mblidhet për ndryshimet në qeveri, ndryshe Ahmetaj qëndron në detyrë deri në shtator!

09:05 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa dje mori detyrën e Presidentit të Republikës, firmat e para që do të firmosë Bajram Begaj do të jenë ndryshimet në qeveri.




Mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin nga detyra të Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku në vend të tij u emërua ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikën, Belinda Balluku. Ndërkohë, si Kryenegociatore u emërua Majlinda Dhuka, duke zëvendësuar Zef Mazin. Dhuka do të mbajë edhe postin e ministres së Shtetit.

Duke u gjendur përballë këtyre ndryshimeve, Kuvendi duhet të mblidhet sërish në një seancë te posaçme, për të miratuar ndryshimet, të cilat më pas do i kalohen Presidentit për dekretim. Nëse nuk ndodh ky skenar, atëherë Arben Ahmetaj qëndron në detyrë deri në shtator.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.