BLUETOOTH

“Ka ndryshuar gjë fenë!”/ Dafina Zeqiri reagon pas komenteve për varësen në formë kryqi

15:00 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjaftoi një foto e Dafina Zeqirit ku shfaqej me një varse të veçantë, e cila formonte simbolin e një kryqi me trupin e një engjëlli dhe dy krahët e tij të hapur anash, që shumë persona të mendonin se ajo ka ndryshuar fenë.




Madje mediat online në Kosovë shkruanin se këngëtarja e dashur për publikun “ka ndryshuar fenë”.

Duket se këto shkrime i ka lexuar edhe vetë artistja, e cila ka vendosur që të reagojë përmes dy postimeve në “Instastory”.

Në postimin e saj të parë, ajo ka treguar një lajm të shkruar me të dhe e shoqëron me mbishkrimin: “Kam ‘ndërruar’ religjion? Nc a bash bashk gjithçka lejohet me shkrujt në gazetari? Po pronarët lejojnë punëtorët e vet me nxjerrë tulifar shkrimi? Haha”.

Ndërsa në postimin e dytë, Dafina shkruan: “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria. Çfarëdo që vë në qafë, vesh, e bëj për qejf”.

Ndërsa kujtojmë se artistja, e cila është një nga këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri dhe Kosovë, do ta shfaqet së shpejti edhe në rolin e aktores në një film.

Dafina do të marrë pjesë në filmin “Adnan Kafazi”, i cili është pjesa e tretë e filmave të mëhershëm, “Zonjusha” dhe “Diamanti”. Lajmin e ka bërë të ditur aktorja tjetër pjesëmarrëse në këtë film, Edona Reshitaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.