Kryesore

Rama shkarkon Arben Ahmetajn si Zv.Kryeministër, Belinda Balluku numri dy i qeverisë/ Një grua emërohet si Kryenegociatore dhe Ministre Shteti!

08:22 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj nga ky post si dhe nga ai i Ministrit të Shtetit për Rindërtimin pas tërmetit. Kreu i qeverisë ka kërkuar që në postin e Zëvendëskryeministrit të emërohet Belinda Balluku.




Në një postim në Twitter, Rama sqaron se tashmë, sfidë për vendin tonë mbetet energjia dhe infrastruktura, për të cilat thotë se do të jenë në vëmendje të Zëvendëskryeministrit, ndaj ka zgjedhur Ballukun për këtë detyrë.

“Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha” – shkruan ndër të tjera Rama.

Ndërsa për pjesën e rindërtimit pas tërmetit, Rama thotë se më prioritare tashmë është procesi i negociatave me BE-në. Për postet e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Kryenegociator të BE-së, do të emërohet Majlinda Dhuka.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Twitter:

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore & Ministre Shteti pranë kryeministrit. Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falënderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falënderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.”


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.