LAJMI I FUNDIT

“Shkarkuan kryenegociatorin sa u hapën negociatat”/ Meta komenton ndryshimet në qeveri: Treguan se urrejnë BE, zgjedhjet dhe konkurrencën!

11:00 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Presidenti Ilir Meta, duke folur për mediat jashtë selisë së LSI-së, ka komentuar edhe vendimet e sotme të kryeministrit Rama për disa ndryshime në qeveri, mes të cilave ishte edhe largimi i Kryenegociatorit, Zef Mazi.




Meta u shpreh se vendimi për shkarkimin e Zef Mazit tregoi përkushtimin e atyre që e urrejnë rrugën drejt BE, konkurrencën dhe pluralizmin.

‘Na i hapën tani dhe shkarkuan kryenegociatorin pa nisur akoma negociatat. Duke treguar se e urrejnë zgjedhjet, urrejnë meritokracinë, pluralizmin politik, median e lirë dhe të pavarur. Jam krenar për atë forcë politike. I dha vendin stabilitet, dhe jo vetëm kaq por edhe liberalizimin e vizave, por edhe që ka meritat për marrjen e statusit kandidat, por edhe rekomandim për çeljen e negociatave.’- tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.