Kryesore

“Shqipëria është në rrezik”/ Ilir Meta mban fjalën në konventën e LSI: Në këto 5 vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë!

20:07 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Pallatin e Kongreseve.




Meta u shpreh se në këto 5 vite ka qenë në një lartësi ku ka parë gjithçka ndërsa shtoi se qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre pasi sipas tij Shqipëria është në rrezik.

“Do vazhdojmë përgjatë gjithë gushtin për një vjeshtë ripërtëritëse për Shqipërinë dhe të rinjtë e saj. Dje siç kisha bërë premtimin public, dorëzova sipas kushtetutës detyrën më të lartë në këtë shtet atë të presidentit.

Përfundova mandatin e parë si president i republikës dhe në këtë mënyrë pata edhe eksperiencën e të provuarit të tre pozicioneve më të larta në këtë shtet, të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe presidentit. Dikush më pyeti ku je ndjerë më mirë. Pa asnjë diskutim, në detyrën e presidentit të republikës së Shqipërisë. Do bëjmë shumë punë që Shqipëria të jetë një vend normal me një qeverisje normale që Shqipëria të gumëzhijë nga energjia e të rinjve dhe zërat e fëmijëve sepse situate është jashtëzakonisht kritike.

Situata kërkon një ndërhyrje urgjente të të gjithë qytetarëve të cilët duhet të marrin përgjegjësi pasi nuk mundet më t’ia delegojmë kësaj klase politike. Në këto 5 vite kam qenë në një lartësi ku kam parë çdo gjë dhe fitova një këndvështrim të ri që më mungonte më parë. Kam parë një rrezik kanosës për sovranitetin e këtij vendi, për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kam parë një plan tër përllogaritur për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipëri dhe për të pasur një fasadë demokrafike ku viktimat nga frika duhet të falenderojnë dhunuesin dhe përdhunuesin përse nuk po i dhunojnë Akoma më shumë.

Ka akoma më keq nëse prisni thjesht nga Ilir Meta apo kushdo tjetër. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Duhet të nisemi në përfundimin e këtij evenimenti për të takuar çdo qytetar të Shqipërisë. Ka vetëm një zgjidhje, të zbatohet kushtetuta e republikës së Shqipërisë, instrumenti që me referendum populli e vendosi në kushtetutë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.