LAJMI I FUNDIT

A do të marrë Ilir Meta sot drejtimin e LSI-së? Ish-Presidenti shuan kureshtjen: Jam këtu për të…!

11:11 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa foli nga jashtë ambienteve të selisë së LSI-së, ish-Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët nëse tani që e mbylli kapitullin në krye të Shtetit, a do të rikthehet ai në fronin e kësaj force politike, pyetje të cilës Meta iu përgjigj duke thënë se ai nuk ishte aty për të rimarrë drejtimin e LSI, të cilin e ka lënë tanimë me vullnet të lirë para pesë viteve, por shtoi se është aty për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit.




Do merrni sërish drejtimin e LSI apo do krijoni forcë të re?

Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave që u krijuan në vend. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momente dhe për tu bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit. Ky triumf është: sovraniteti në Shqipëri i përket popullit. Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.

Do bëni parti të re?

Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendum do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.