SPORT

VIDEO/ Zemra nuk mjafton, Shkupi eliminohet në turin e dytë të Champions League

23:21 - 26.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkupi përfundon aventurën në Champions League në turin e dytë kualifikues, pas humbjes 0-1 në shtëpi ndaj Dinamos së Zagrebit (2-2 takim i parë).




Shkupjanët do e nisnin mirë takimin. Në minutën e 15-të, një kundërsulm i tyre mund të përfundonte në mënyrën më të mirë të mundshme, por Livakovic neutralizon një goditje të Hamidit.

Minuta e 20-të do shihte sërish protagonist djemtë e Sedloskit. Abdullai koordinohet mirë me kokë dhe goditja e tij shkon fare pranë portës.

Vendasit do rrisnin presionin akoma më shumë. Në të 30-tën, Queven provoi, por nuk ia doli dot të zhbllokojë takimin.

Dinamo e Zagrebit do futej në fushë me dëshirën për fitore. Kroatët do merrnin epërsinë në minutën e 47-të me Ademin. Rezultati do mbetej i pandryshuar deri në fund, me të besuarit e Cacic që shkojnë në turin e 3-të të Champions-it.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.