Kronikë

Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali për trafik droge, si ra në grackën e policisë: Qëndronte i ulur në stol

22:41 - 27.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikut të drogës.




Gjatë kontrolleve rutinë, agjentët vunë re në zonën e Lungovelino Don Giovanni Olivieri, praninë e vazhdueshme të një burri, i cili, i vendosur në një stol përgjatë shtegut të biçikletave, u kontaktua disa herë nga disa të rinj.

Situata ka ngjallur dyshimin e agjentëve të cilët kanë ngritur shërbime vëzhgimi të posaçme dhe kanë konstatuar më pas aktivitetin e trafikut të drogës.

Shqiptari ishte me banim në Comiso, në provincën e Raguzës.

Gjatë kontrollit, 30-vjeçarit iu gjetën 5 pako me kokainë dhe 250 euro të cilësuara si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm, sipas medieve italiane. 

Shqiptari rezultoi ,me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e shpërndarjes së drogës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.