SPORT

Brishtësia e Pol Pogbasë, 77 ndeshje të humbura në 3 vite

23:47 - 27.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kohët e rikuperimit mbeten të pasigurta: vetëm pas konsultimit të ri mjekësor dhe ndërhyrjes në artroskopi do të jetë e mundur të dihet me përafërsi të arsyeshëm se kur Alegri do të mund të mbështetet sërish te Pol Pogbaja.




Sigurisht, dëmtimi i meniskut anësor do ta detyrojë mesfushorin e Juventusit të anashkalojë të gjithë parapërgatitjen sezonale, çka përbën një problem serioz në një sezon tashmë të komplikuar dhe me një fillim me intensitet shumë të lartë për shkak të Botërorit në vjeshtën e ardhshme.

Edhe sikur të mos ishte një ndalesë dymujore (skenari më i keq), është pothuajse e pamundur të imagjinohet një rikuperim në më pak se 40 ditë, ndaj Alegri do të duhet të bëjë pa francezin jo vetëm në fillim të kampionatit, por edhe në daljet e para në Ligën e Kampioneve.

MUNGESAT – Ndalesa e 29- vjeçarit shqetëson. Sidomos nëse u hedhim një sy statistikavetë tri viteve të fundit me Mançester Junajtidin. Ato ngrenë njëfarë alarmi. Të dhënat në lidhje me Pogbanë nuk janë ngushëlluese nga ky këndvështrim. Në sezonin 2021-’22 francezi luajti 27 ndeshje për një total prej 1782 minutash.

Për shkak të dëmtimit (probleme muskulore në kofshë dhe komplikime në kavilje) ai humbi 18 ndeshje kampionati, 2 Champions-i dhe dy sfida mes Kupës së Ligës dhe Kupës kombëtare. Në sezonin 2020-’21 shifrat janë pak më të mira. 2861 minuta të luajtura në 42 ndeshje. Por edhe një mungesë në Champions, 3 në Ligën e Europës, 9 në kampionat, 2 në Kupën kombëtare dhe 1 në Kupën e Ligës.

Më negativi për sa u përket dëmtimeve në tri sezonet e fundit ishte 2019-’20. Vetëm 1608 minuta në fushë u shpërndanë në 22 ndeshje. Nga ana tjetër, ai ka munguar në 9 ndeshje në Ligën e Europës, 22 në kampionat, 4 në Kupën kombëtare dhe po aq në Kupën e Ligës. Në thelb të të gjitha këtyre mungesave të shumta kanë lëndime muskulore në kofshë dhe pulpë dhe një problem i vazhdueshëm i kaviljes të cilën e ka gjithashtu të operuar./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.